Një i ri është arrestuar në Pukë pas një sherri me të atin në familje.
Pas konfliktit me të atin, policia u sinjalizua dhe arriti ta arrestonte duke parandaluar agravimin e situatës.
34-vjeçari D. P. banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz u vendos në pranga dhe iu sekuestrua një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.