Trevor Noah ka folur për herë të parë për thashethemet se ai po takohet me sensacionin britanik të popit, Dua Lipa – dy muaj pasi dyshja u fotografuan duke u përqafuar në New York.
Prezantuesi i The Daily Show, 38 vjeç, dhe këngëtarja e “Hotter Than Hell”, 27-vjeçare, u panë të afërt me njëri-tjetrin pas një darke në East Village, dhe Trevor tha se ishte i tronditur kur kishte parë fotografitë.
Kur u pyet për romancën e supozuar nga The Hollywood Reporter, ylli qeshi përpara se të komentonte rreth spekulimeve duke thënë: “Është e mahnitshme për mua se sa të fuqishme janë këto gjëra”.
Ai vazhdoi të detajojë një situatë të ngjashme kur u fotografua duke përqafuar një shoqe të martuar gjatë verës pasi u nda nga Minka Kelly.
Trevor tha se anëtarët e familjes kishin telefonuar burrin e mikeshës së tij duke pretenduar se ai kishte një lidhje me të.
Intervista vjen pasi Dua dhe Trevor dukej se kishin nisur një raport intim teksa e mbyllën mbrëmjen me një puthje romantike dhe një përqafim të ëmbël përpara se të shkonin rrugët e tyre të ndara.
“Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë gjatë gjithë darkës. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime të gjata dhe në puthjen e dytë me përqafim”, kishte deklaruar një burim për DailyMail atë kohë.