Jo vetëm në veri, edhe në qarkun e Korçës kanë nisur reshjet e para të dëborës. Mali i Thatë është zbardhur mëngjesin e sotëm.
Edhe në fshatin Dardhë ka pasur reshje bore. Deri tani nuk paraqiten problematika nga reshjet e dëborës.
Temperaturat ditën e sotme shënojnë 9 gradë Celsius maksimalja dhe 4 gradë Celsius minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të shkojnë nën zero gradë Celsius.