-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti gjerman vjen në Tiranë! Anashkalon opozitën

Kryesoret

Më 1 dhe 2 dhjetor, përpara Samitit të liderëve të BE-së, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë. Sipas njoftimit të ambasadës gjermane në Tiranë, udhëtimi është një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën evropiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti.

“Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Presidenti Federal Steinmeier ka patur mundësinë të njihej me Tiranën dhe të zhvillonte bisedime në detyrën e tij të mëparshme si Ministër i Jashtëm.

Programi i udhëtimit përfshinë bisedime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama si dhe një fjalë në Kuvend.

Gjithashtu është planifikuar një takim me nxënës/e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane, ku do të hidhet dritë mbi potencialet ekonomike dhe mundësitë këtu në Shqipëri.

Presidenti Federal është i lumtur që do mundë të njohë historinë dhe kulturën shqiptare gjatë një vizite në Berat, duke krijuar kështu një përshtypje mbi Bashkëpunimin gjermano-shqiptar për Zhvillim”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit