Leonard Bashaliu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Ylber Xhahysës, komshiut të tij.
Gjykata e e dënoi Bashaliun për “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Bashaliu vrau me armë komshiun e tij pasi ky i fundit i kishte gërvishtur makinën.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 qershor 2021, ku një konflikt i nisur 5 vite më parë mes autorit dhe viktimës degradoi në vrasje.
Biznesmeni Ylber Xhahysa u vra me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, Leonard Bashaliu, pas një konflikti të gjatë verbal mes tyre. Autori tregoi fillimisht se viktima e kishte qëlluar me grusht dhe i kishte gërvishur makinën 5 vite më parë dhe se ky debat kishte rinisur ditën e vrasjes.