-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për Samitin e BE-së: Në Tiranë nuk mblidhen 30 diktatorë, por liderë të zgjedhur me votën e lirë!

Kryesoret

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me krerët e degëve të Tiranës, u ndal sërish tek protesta e 6 dhjetorit dhe mbajtja e Samitit të BE-Ballkani Perëndimor.

Ai tha se është i bindur se liderët e BE  që do të mblidhen në Tiranë në po këtë datë, kanë mirëkupton të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera të cikat i kanë bërë vendet e tyre të begata”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS

Përpjekja jonë nuk ka të sosur. Është një përpjekje, një betejë e cila ndalet vetëm në fitoren e PD-së. Rrugë kjo që kërkon përkushtim, guxim, atdhetari, tipare këto që ju mbështetësit tuaj dhe qytetarëve nuk u mungojnë.

Protestë më 6 dhjetor para syve të liderëve të BE, Berisha: Le tu bien sa të duan sirenave të frikës e tmerrit!

Në Tiranë më datën 6 mblidhen udhëheqësit politik të të gjitha vendeve ët BE-së, u them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, u them se në Tiranë më datën 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por lider të zgjedhur me votë të lirë, pa patronazhistë dhe narko-euro si Edi Rama, ndaj se kam besim se ata kanë mirëkuptim për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë popujt e tyre të lirë dhe demokratik.

Në këtë kontekst le tu bien sa të duan sirenave të tmerrit dhe të frikës, por ajo protestë do të rezonojë fuqishëm si zëri i qytetarëve që kërkojnë që vlerat demokratike duhet të jenë ato që duhet të sundojnë në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit