Deputetja e PD-së, Ilda Dhori denoncon bashkinë e Divjakës që sipas saj nuk ka marrë asnjë masë për ujërat e zeza që kanë shpërthyer nëpër qytetet duke shtuar rrezikun për infektime.
Ajo publikon dy foto të gjendjes brenda në qytet. “Ne zemren e Divjakes, midis pallateve, ujrat e zeza prej muajsh te tere , kundermojne ne siperfaqe!
Pamja me poshte eshte fiksuar gjate nje dite me diell para fillimit te rreshjeve! Sot gjithcka eshte ne nje “perzierje homogjene”, midis ujrave te shiut dhe atyre te zeza!
Rezultati: burim semundjesh, insektesh dhe rreziku ne qender te qytetit! Asnje mase e ndermarre ose e planifikuar deri sot” shkruan Dhori.