Kastriot Piroli, deputeti i PD-së në Lezhë është parë të marrë pjesë ditën e sotme në mbledhjen e kreut demokratë Sali Berisha.
Piroli deri më sot i kishte qëndruar “besnik” i grupit të lënë nga Basha, i cili u pasua nga Enkelejd Alibeaj.
Piroli i është bashkuar ditën e sotme mbledhjes që kreu i selisë blu po mban në selinë e Partisë Demokratike. Ai ishte ulur krah Belind Këlliçit dhe Xhelal Mziut. Ai pak ditë më parë bëri publik qëndrimin e tij për të kaluar në krah të Sali Berishës.