Ditën e sotme gjykatën e Fierit la në burg pa afat dy autorët e grabitjes me dhunë në Klos të Mallakastrës ku humbi jetën nga dhuna e ushtruar 89-vjeçari Çaush Shehaj. Autorët nën kërcënimin e armës arritën që të merrnin vetëm 5 mijë lekë.
Dy autorët Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Godo 28 vjeç u arrestuan në flagrancë vetëm disa orë pas ngjarjes ndërkohë që një prej tyre Musa Godo nuk është figurë e panjohur për blutë e Fierit.
Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për përdhunin e një 23- vjeçareje në Fier.
Dy autorët e grabitjes mbërritën në gjykatë të shoqëruar nga forca të shumta policie ndërkohë që familjarët e të afërmit e të moshuarit të ndjerë kanë kërkuar dënim maksimal për autorët. Gjyqtari i çështjes ishte Taulant Banushi dhe prokuror Petrit Vuka.