-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Hakmarrja i mori të atin, flet efektivi që u kap në Itali: Më lironi, jam polic

Kryesoret

Policia e shtetit shqiptar mori një tjetër goditje. Njëri prej efektivëve u arrestua në Itali për vjedhje dhe më pas drejtori Muhamet Rrumbullaku e përjashtoi.

Ai është Klisman Nikolli 27 vjeç, efektiv patrulle në Shëngjin. Më 17 nëntor Nikolli u arrestua nga karabinierët e kompanisë Portogruaro kur tentoi të kthehej në Shqipëri.

Në dhomën e hotelit në San Stino di Livenza, ku ndodhej me bashkë të hetuarit Viktor Bilani30 vjeç dhe Flor Koca 35 vjeç, valixhet e tyre tashmë ishin gati, por brenda tyre ishin sendet e vjedhura.

Në momentin që policia i vendosi prangat, Nikolli u ka thënëmë lironi, unë jam polic shqiptar”. Por kjo nuk ka mjaftuar. Provat për arrestimin e tij kanë qenë të forta.

Por si u zbulua?

Të tre dyshohen për 18 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në Portogruaro, Concordia Sagittaria, Musile di Piave dhe San Michele al Tagliamento.

Në dy raste kanë vjedhur 2000 euro dhe në një shtëpi tjetër 9000 euro dhe disa ora.

Të mbrojtur nga avokatja Ilenia Mehilli, Nikolli dhe dy shokët dje nuk kanë folur. “Do të vlerësojmë dokumentet e hetimit” tha avokatja.

Dyshimet në Shqipëri

Klisman Nikolli prej më shumë se një viti po mbahej nën përgjim, teksa ishte shkëputur disa herë nga puna si efektiv në Lezhë duke marrë leje. Kjo kishte krijuar dyshime në radhët e policisë.

Nëna e 27-vjeçarit Gjelina Nikolli u shpreh se djali ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane. “Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli”, deklaroi ajo.

I ati dëshmor

Babai i të riut, Mark Nikolli, efektiv dhe rapsodi i njohur në Lezhë u vra në vitin 2003, vetëm 100 metra larg Policisë së Lezhës.

Mark Nikolli 46 vjeç në atë kohë, ka qenë duke ecur në këmbë në rrugë në momentin që autori Martin Pjetri, i vënë tashmë në pranga, e ka qëlluar me armë zjarri.

Polici ka rënë në tokë, por Pjetri nuk është mjaftuar me aq. Ai është afruar dhe e ka qëlluar sërish Nikollin, për tu siguruar që ishte vrarë.

Arsyeja e kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja, pasi motra e Mark Nikollit kishte vrarë babanë e Marjan Pjetrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit