-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkohet për pastrim parash/ Kush është oligarku ukrainas që qeveria maqedonase kërkon t’i heqë shtetësinë!

Kryesoret

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur të mërkurën procedurën për heqjen e shtetësisë maqedonase për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko.

Vendimi u mor pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, në mbledhjen e Qeverisë, lidhur vendimin e këtij institucioni për ta pajisur Onyshenkon me shtetësi.

Drejtori i Agjencisë maqedonase të Sigurisë, Viktor Dimovski, ka thënë më 18 nëntor se janë bërë “lëshime të sigurisë” kur është marrë një vendim i tillë.

Onyshenko, oligark kontrovers ukrainas, është pajisur me shtetësi maqedonase në mbledhjen e Qeverisë, më 31 maj 2022, bazuar në “dosjen e pastër”. Por, ai kërkohet nga Kievi për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit.

Ai është futur edhe në listën e zezë amerikane, për shkak se ka qenë pjesë e një rrjeti rus që dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Onyshenko ka edhe shtetësi ruse.

Ai ka qenë deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012, ndërsa pas ndërrimit të Qeverisë në vitin 2014, është bërë partner biznesi me presidentin e atëhershëm, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit pati hapur lëndë kundër tij.

Për pasojë, Onyshenko është arratisur në Spanjë. Autoritetet spanjolle patën vendosur për ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko më pas ka arritur të ekstradohet në Gjermani. Më 2020, Gjermania ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit