-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtunën zhvillohet mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar Qytetar

Kryesoret

Njëri nga organizatorët e protestës, Edviol Kulluri  njofton se të shtunën zhvillohet mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar Qytetar pas gati 50 ditësh rezistencë.


Të shtunën datë 18 Korrik 2026, ora 12:00 te 15 katëshi në Tiranë zhvillohet mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar Qytetar. Pasi të plotësoni formularin, jeni të ftuar të merrni pjesë.

Të nderuar bashkëatdhetarë!

Vëllezër e motra shqiptare, kudo që ndodheni!

Protesta Kombëtare kundër sistemit të vjetër 82-vjeçar ka sjellë nevojën për thirrjen urgjente të një Kuvendi Kombëtar Qytetar.

Fuqizimi i Protestës kërkon angazhimin e një grupi të madh njerëzish, të përkushtuar e me integritet, që nuk kanë frikë të përballen me luftën e egër të regjimit për ta thyer atë.

Ky grupim në formën e Kuvendit do ta ushqejë Protestën Kombëtare me bërthama organizative në rrethe dhe në Diasporë, për ta kthyer atë në një institucion që do të qëndrojë përballë qeverisë, pa frikën se dikush mund ta marrë peng.

Pas një pune intensive me të rinj e të reja, burra e gra, intelektualë, aktivistë, protestues e patriotë brenda dhe jashtë vendit, kemi hedhur hapin e parë drejt organizimit të Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Ftojmë të gjithë qytetarët që përkrahin Protestën dhe të cilët janë mbi 18 vjeç, që të plotësojnë formularin e mëposhtëm, si dhe të përfshihen në shpërndarjen sa më të gjerë të tij, si hapi kryesor për formimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Është momenti për çdo shqiptar që dëshiron të kontribuojë në forcimin e Protestës Kombëtare dhe fatin e Shqipërisë, t’i bashkohet kësaj nisme.

Shqipëria e Shqiptarëve!

Bashkim – Organizim – Rezistencë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit