Të mërkurën në Bruksel pritet të jenë kryenegociatorët, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga Serbia në përpjekje për të gjetur në zgjidhje për targat.
Kosova të martën shtyu zbatimin e vendimit për gjobat për targat ilegale për 48 orë, sipas kërkesës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Diskutimet e gjata të hënën në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk sollën një ujdi se si të procedohet tutje me çështjen e targave ilegale serbe.
Kosova nuk pranoi propozimin e BE-së që të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM,PR.. ndërsa pala tjetër nuk pranoi propozimin e Kosovës që të pezullojë fazat e mëtejme që kanë të bëjë me targat, në këmbim që Serbia më të mos lëshojë targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës, e po ashtu BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca./Telegrafi