Partia e Lirisë ka reaguar pas vendimit të BE-së për të anuluar fondin 28 mln euro për investime në portin e Durrësit pas projektit që qeveria po kalon me emergjencë.
Deputetja Erisa Xhixho thotë se mbi të gjitha projekti që pritet që të miratohet nesër në parlament bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, duke rrezikuar të ardhmen europiane të shqiptarëve.
08008808- Nisin shitjet te porti i Durrësit, kompania e bën fakt: Parlamenti e miratoi
“Vendimi i BE për të anuluar grantin prej 28 milionë euro është një shuplakë fytyrës për qeverinë e Edi Ramës. Projekti pa asnjë transparencë dhe me urgjencë ka marrë sot përgjigjen e qartë të Bashkimit Europian.
Qeveria duhet ta dijë se nuk mund ta përdorë një prej pronave më strategjike të vendit për të pastruar para dhe nuk mund të çojë përpara një projekt që bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, duke rrezikuar të ardhmen europiane të shqiptarëve.
BE anulon 28 milionë euro për portin e Durrësit: Presim sqarime nga qeveria
Skema e radhës e qeverisë “Rama” është e destinuar të dështojë. Anulimi i fondeve është vetëm hapi i parë. Integrimi europian i vendit bëhet duke u bazuar në vlerat e BE-së, shtetit të së drejtës, demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies. Mënyrë tjetër nuk ka” shkruan ajo.