Ish-deputeti socialist Alqi Bllako nuk po hetohet vetëm për inceneratorin e Fierit, që është arrestuar, por edhe të Elbasanit.
Pak ditë më parë SPAK njoftoi se dërgoi në gjyq dosjen për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa pritet gjyqi paraprak për të vendosur nëse çështja kalon në themel apo kthehet për plotësim.
Për këtë dosje, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme masë sigurie “arrest në burg” për Alqi Bllakon, pra për inceneratorin e Elbasanit, por është refuzuar dy javë më parë në një seancë diskrete.
Pas refuzimit SPAK i është drejtuar Apelit, teksa kjo e fundit shqyrton kërkesën të enjten në orën 08:30. Arsyet e refuzimit të masës nuk dihen.
Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie në mungesë për Mirel Mërtirin, që konsiderohet njeriu hije, që fshihet pas aferës.
Pak ditë më parë për inceneratorin e Fierit u arrestuan disa persona, mes tyre biznesmeni Arben Dervishaj.
Incenaratori i Elbasanit, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar