Punonjësit e një nga fabrikave më të mëdha në botë të iPhone-it në qytetin Zhengzhou në Kinë kanë nisur ditën e sotme një protestë.
Arsyeja e protestës nga punëtorët u shkaktua pas shpërthimit të covid-it në kompani e cila solli largimin e disa punonjësve nga puna.
Nga ana tjetër kompania kishte premtuar se do të shpërblente punëtorët të cilët punonin për kompaninë, premtim i cili nuk u plotësua kurrë.
Videot e protestuesve të cilët kërkojnë të drejtat e tyre janë bërë virale në internet.
Mediat kineze janë shprehur se gjatë protestës punëtorët janë rrahur nga policia.
Pamjet e shpërndara tregojnë punëtorët që bërtasin: “Mbroni të drejtat tona! Mbroni të drejtat tona!”
Punëtorët e tjerë u panë duke thyer kamerat e sigurisë dhe xhamat me shkopinj.