Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora di gjithmonë sesi të tërheq vëmendjen me sensualitetin e saj. Së fundmi ajo ka ndarë një foto që ka lënë pa mend fansat, por nëna e saj Vera Ora bërë një koment tipik të nëmave shqiptare duke i marrë vëmendjen ylli të popit.
Vera Ora i vuri në dukje asaj se është ulur me këpucë në divan. “Qy me kpuca ne kauq, s’po ndigjon”, shkroi Vera shoqëruar me disa të qeshura. Kujtojmë që disa muaj më parë, Vera dha një intervistë për mediat në vendin tonë, ku foli dhe për karrierën ndërkombëtare të së bijës.
Kujtojmë që së fundmi mamaja e Ritës ka thënë se vajza e saj është mjaft e thjeshtë, ku madje Rita bën edhe punët e shtëpisë.
“Rita tani kujdeset për neve, për motrën, vëllain dhe rrethin e saj. Kur Rita vjen në shtëpi fama e saj mbyllet, nuk ka dallim mes fëmijëve të tjerë, duhet t’i lajë enët, banjën ta pastroj, është e kuptueshme, ajo e gëzon thjeshtësie që familja i sjell, i duket më normale se atë që ka punë. Unë i them Ritës që të gjithë jemi yje në profesionin tonë, ti e bën në publike por të gjithë jemi të njëjtë”, përfundoi Vera.