Qeveria e Giorgia Melonit ka vendosur të zgjasë masën për uljen e taksave mbi karburantet deri më 8 qershor, për të lehtësuar shpenzimet për qytetarët dhe sektorin e transportit.
Sipas vendimit të miratuar në Romë, çmimi i benzinës do të ulet me 5 cent për litër, ndërsa ai i naftës me 20 cent për litër.
Fondet për këtë masë pritet të mbulohen kryesisht nga të ardhurat shtesë nga TVSH-ja, ndërsa një shtyrje e mëtejshme mund të shqyrtohet javën e ardhshme.
Përveç uljes së taksave, qeveria ka vendosur edhe lehtësira fiskale dhe rimbursime për transportuesit rrugorë, me një paketë totale prej 300 milionë eurosh.
Si rezultat, përfaqësuesit e transportuesve kanë njoftuar pezullimin e grevës që ishte planifikuar nga 25 deri më 29 maj.









