-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhen 450 monedha ari në muze në Gjermani

Kryesoret

Punonjësit në një muze në Gjermani zbuluan të martën se koleksioni i 450 monedhave të arit me vlerë disa milionë euro ishte vjedhur.

Policia nuk dha detaje në lidhje me rrethanat e grabitjes, por theksuan se hajdutët kishin ndërprerë shërbimet telefonike dhe të internetit.

Koleksioni i monedhave të arit ka qenë një objekt kryesor në muzeun kelt dhe romak në Manching.

Monedhat ishin zbuluar në vitin 1999 dhe datonin që në shekullin e III para Krishtit me vlerë prej disa milionë euro.

Vjedhja e këtyre monedhave është e fundit pas një seri grabitjesh të profilit të lartë në muzetë gjermane.

Në vitin 2017 u rrëmbye muzeu prestigjioz “Bode” i Berlinit, ku u grabit monedha e dytë më e madhe në botë.

Ndërsa në vitin 2019, u grabit edhe muzeu “Green Vault” në Pallatin Mbretëror të Dresdenit, ku hajdutët morën 21 bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Sipas ekspertëve objektet e vjedhura nga muzeu “Green Vault” kishin vlerë  rreth 113.8 milionë euro. Mediat gjermane e konsideruan këtë vjedhje si grabitjen më të madhe në kohët moderne.

Autoritetet besojnë se anëtarët e një familjeje famëkeqe kriminale e kryen atë grabitje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit