-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“A thua se laheshim në kanal me ujë bretkosash”/ Korreshi për Portin e Durrësit: Vetëm çunat e Londrës do të mund të futen!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka folur për projektin e Portit të Durrësit gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë.

Korreshi deklaroi se qeveria do të bëjë vetëm vjedhjen ndërsa kërkoi që qeveria t’i thotë shqiptarëve të vërtetën. Ai shtoi se pas 35 vitesh në Portin e Durrësit nuk do futet dot askush nëse nuk është sheik.

“Çdo investitor që ndërton, 33 ka qenë dikur, sot nuk ta jep njeri pa 40%, në Tiranë nuk ta jep pa 50%. Në fund fare toka do na rrijë ne. Në kuotë pjesëmarrje jeni bashkëpronarë atje. Si e ka ligji për ndërtimet. Toka që jepet për të ndërtuar. Për shesh ndërtimi a shitet më.

A ka të drejtën e blerjes më. A ndahet më. Absolutisht jo. Si tha ai burri që u bë me djersë duke folur. Unë gjykoj që ju do bëni vetëm fazën e parë, atë ë vjedhjes. Faza e dytë bëhet me lekët e shqiptarëve. Pse me lekët e buxhetit do bëhet ai? Jo, me të autoritetit portual.

“Keni filluar seleksionimin e njerëzve”/ Balluku i përgjigjet Berishës: Fantazi të përçartura, projekti është i hapur!

Po ky autoriteti portual i kujt është. A thua se laheshim në kanal me ujë bretkosash ne dhe na duheshin 700 metrat e Durrësit. Për 35 vjet, po nuk qe veshur si sheik dhe po nuk erdhe nga Londra me lekë nuk hyn dot atje.

Ju e keni me qejf që paratë t’ia dhuroni investitorit strategjik. Duhet t’i themi shqiptarëve si është realiteti dhe e vërteta. Atje është ha Muç e pi Zenun. Jeni duke e rrjepur nga 4 anët. Nuk ka asnjë pikë të asaj kontrate që nuk është në dëm të shqiptarëve. Ju jeni duke e shitur Shqipërinë. Shyqyr për fatin e Shqiptarëve që Shqipëria nuk është pazëll”, deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit