-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Keni filluar seleksionimin e njerëzve”/ Balluku i përgjigjet Berishës: Fantazi të përçartura, projekti është i hapur!

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, teksa ka marrë fjalën në seancën maratonë plenare që po mbahet ditën e sotme, iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Berisha në lidhje me Portin e Durrësit.

Sipas Ballukut, akuzat e Berishës janë fantazi të përçartura, ndërsa nuk ka nguruar që t’i rikujtojë tij faktin se projekti në fjalë është një projekt i hapur, ndërsa i bëri thirrje që të mos vijojnë më me gënjeshtrat ndaj qytetarëve shqiptarë.

“A thua se laheshim në kanal me ujë bretkosash”/ Korreshi për Portin e Durrësit: Vetëm çunat e Londrës do të mund të futen!

“Paskemi filluar selektimin e njerëzve që do të hyjnë në projekt. Kurse të tjerët do të përjashtohen. Dhe, shqiptarët e thjeshtë do të rrinë jashtë? Këto janë fantazi të përçartura të një njeriu që s’ka lidhje me këtë botë. Do të jetë një projekt i hapur. 45% e sipërfaqes truall vihet në dispozicion të qytetarëve. Boll i gënjyet shqiptarët. Këto janë fantazi tuajat? Si do ta bëjmë përzgjedhjen? Gjenetikisht? Vetëm duke qenë aksionerë do të mund të kemi të drejtën e vetos, dhe të monitorojmë investimin,” u shpreh ministrja Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit