-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE-ja nuk arrin marrëveshje për çmimin e gazit

Kryesoret

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen për vendosjen e një çmimi tavan të gazit për ta zbutur krizën e energjisë në Evropë, mes përçarjeve të thella mbi propozimin fillestar të cilin disa e vlerësuan si “qesharak”.

Ministrat do të takohen sërish në dhjetor në përpjekje për të tejkaluar këto përçarje, tha ministri çek i Industrisë, Jozef Sikela, vendi i të cilit aktualisht udhëheq presidencën e BE-së.

Ai shtoi se ministrat arritën të miratojnë disa “masa të tjera të rëndësishme”, përfshirë blerjet e përbashkëta të gazit për të shmangur rritjen e çmimeve nga konkurrenca brenda BE-së dhe përshpejtimin e autorizimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Disa ministra që morën pjesë në takimin e së enjtes u ankuan se propozimi për çmimin tavan të gazit, i publikuar nga Komisioni Evropian vetëm para dy ditësh, ishte krijuar me synimin të mos përdorej kurrë.

Ministrat polakë dhe spanjollë të energjisë e quajtën propozimin “qesharak”.

Ministri grek i Energjisë, Kostas Skrekas, tha se çmimi i vendosur “në fakt,nuk është një çmim tavan” dhe shtoi se “ne po humbim kohë të vlefshme pa rezultate”.

Plani i vendosjes së çmimit tavan, për të cilin komisioni nuk ishte asnjëherë shumë i interesuar, vendos një çmim maksimal prej 275 eurosh për megavat në orë.

Por, këtij çmimi i bashkëngjiten shumë kushte saqë nuk do të ishte aktivizuar as në gusht, kur çmimi i gazit u rrit përkohësisht mbi 300 euro, duke alarmuar Evropën e mësuar me çmime sa 10 për qind e asaj shifre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit