-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hapi portat e hidrocentralet “, Berisha: Rama përmbyti Shkodrën pabesisht

Kryesoret

Kryetari i PD-së Sali Berisha jashtë parlamentit tha se Edi Rama dhe qeveria e tij ishin në dijeni të reshjeve të ditëve të fundit.

Sipas Berishës në pabesi Rama hapi portat e hidrocentraleve pa paralajmërim duke përmbytur Shkodrën.

Të nderuar qytetarë, në interpelancë po flet autori i vërtetë i dramës që po përjetojnë Shkodra dhe Nënshkodra, po flet njeriu që në pabesi, në mesnatë, pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit, autoritetet vendore, hapi të gjitha tunelet dhe portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, dhe krijoi një dallgë përmbytëse të tillë që nuk e kishte parë Shkodra, dallgë e cila nxori nga themelet urën e vjetër të Bahçallëkut, monument kulture, dallgë që përmbyti në një kohë të shkurtër 500-600 banesa.

Ky akt i mosnjoftimit është vepër penale. Qëllimi ishte që përmbytja të mos i faturohej hapjes së digave dhe kaskadës, që me ligj bëhet përgjegjëse për dëmshpërblimin e banorëve. E dyta, të fshihte faktin se për ditë të tëra nuk prodhoi energji elektrike, duke lejuar edhe rritjen e lartësisë së ujit në Koman, që është një liqen me kapacitet realisht të kufizuar dhe mbushet dhe stërmbushet nga lumenjtë e rrëmbyer brenda një kohe të shkurtër.

Reshjet ishin të paralajmëruara, por të gjitha këto nuk e penguan dyshen Rama-Balluku që të importonte energji me 230 euro megavati, në një kohë kur portat hapeshin dhe shkonin në det duke ndëshkuar shqiptarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit