Policia e Vlorës ka arrestuar Alfons Gjikaj, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia italiane, pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale në Itali.
Sipas njoftimit të policisë 31-vjeçi u arrestua në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.