Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion të policisë malazeze dhe asaj shqiptare, raportojnë mediat malazeze.
Sipas të njëjtave informacione, kokaina, e fshehur në thasë me dhe, u zbulua nga policia malazeze që në korrik të këtij viti pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit.
Në atë operacion janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, afër Tiranës, po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.