-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi sot miraton buxhetin, pedagogët dalin në protestë përpara parlamentit

Kryesoret

Ditën e stome sindikata e pedagogëve kanë dalë përpara parlamentit për të protestuar, duke qenë se sot kuvendi do të diskutojë dhe miratojë buxhetin 2023.

Ata thanë se ky tubim po mbahet pasi ata kishin kërkuar të ishin pjesë e komisionit që diskuton për buxhetin e arsimit të lartë po ata nuk u thirrën. 

Arseja është se ne kemi kërkuar që të ishim pjesë e diskutimeve në komisionin që diskuton për buxhetin e arsimit të lartë. 

Kujtojmë që dhe më herët pedagogët kanë protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit