-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mijëra emigrantë vdiqën në Katar, PE: Në FIFA ka korrupsion të shfrenuar

Kryesoret

Parlamenti Evropian miratoi të enjten, më 24 nëntor, një rezolutë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Katar, në të cilën vlerësohet se zgjedhja e këtij vendi për organizimin e Botërorit në futboll është përcjellë me akuza bindëse për korrupsion.

Në rezolutë, Parlamenti Evropian shprehu keqardhjen e tij për “vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë në Katar”, kryesisht punëtorë ndërtimi, të cilët ndërtuan objektet për Kampionatin Botëror të Futbollit, si dhe për të gjithë ata që u lënduan.

Gjithashtu, me synimin për të mbrojtur sportistët dhe tifozët, vlerësohet se organizimi i ngjarjeve sportive ndërkombëtare nuk duhet t’u jepet vendeve ku shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe ku mbizotëron dhuna gjinore.

Është vlerësuar se në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) ka korrupsion “të shfrenuar, sistematik dhe të rrënjosur thellë”.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian shprehën keqardhjen e tyre që ndarja e organizimit të Kupës së Botës në Katar, në vitin 2010, nuk ishte transparente dhe me vlerësim të pasojave të dëmshme./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit