Kryeministri Edi Rama nuk e ka firmosur vetë marrëveshjen për portin e Durrësit.
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho u shpreh se Edi Rama po e kalon me firmën e Belinda Ballukut dhe Delina Ibrahimajt për shkak të frikës.
Pasi u kujtoi gjyshin, Balinda Ballukut i kërkoi që të konsultohej sa vite burg rrezikon nga firmosja e portit të Durrësit.
“Vetë Edi Rama nuk e firmosi. Të vendosi ty (i drejtohet Belinda Ballukut) dhe ministren e Financave te firmosni. Hape dhe shikoje sa vjet burg mund te hash për këtë çështje” tha ai.
Zv/ kryeministrja replikoi duke i kthyer përgjigje për firmën dhe familjen. “U bë hera e disatë që më përmend gjyshin. Më dëgjo, se ke hyrë në familjen time.
Më ke hyrë në shtëpi. Nuk të jam ngatërruar as me babanë tënd, as fëmijët. Merre me qetësi jetën. Nuk të bën mirë edhe ngjyra që merr, bëhesh lejla nga tensioni.
Unë jam shumë krenare për mbiemrin që mbaj. Njerëzit e respektojnë familjen time. Sa herë e përmendni vetëm më shtoni pikët.
Ka filluar edhe babai të fitojë imunitet. Mos e vra mendjen për mua dhe Delinën. E dimë cfarë kemi firmosur. Nëse ju do të kishit qenë të kujdeshëm” tha ajo.