Një avokat me iniciale E. S 37 vjeç është dhunuar pranë Gjykatës së Rrethit Fier.
Sipas informacioneve të para sherri ka ndodhur pas përfundimit të një seance gjyqësore për pronat, palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën e për pasojë është dhunuar dhe avokati.
Sipas njoftimit të policë në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në komisarjat I. V 32 vjeç.
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).
Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.