Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në facebook, ka thënë që mbështet strategjinë e re të PE-së për zgjerim.
Meta u shpreh se vlerëson nisëm e Ballkanit të Hapur por gjithashtu thekson se prej kohësh Partia e Lirisë ka theksuar faktin që kjo nisëm nuk mbështetet në rregullat e BE.
“Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian. Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.
Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor”, shkruan Meta.