Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion madh të policisë malazeze dhe asaj shqiptare, si dhe DEA-s amerikane.
Mësohet se, nga 15 të arrestuarit, pjesë e këtij grupi janë edhe 4 të rinjtë që u kapën sot në Tiranë me pistoleta dhe kallashnikov.
Ata janë identifikuar si Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.
Laboratori i kokainës në Fier/ Kush janë dy kolumbianët ekspertë të përpunimit të lëndës narkotike!