-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është ish-Kryekomunari i Frakullit që ‘kishte hapur dyert e shtëpisë’ për përpunimin e kokainës?

Kryesoret

Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.

Trafikantët 3 muaj nën vëzhgim/ Nga Tivari në Fier, si u kap kokaina mes plehut kimik!

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.

Mësohet se banesa ku bëhej përpunimi i kokainës ishte e në pronësi të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull në Fier.

Operacioni i cili është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Fratar në Fier.

Deri tani janë arrestuar 15 persona, ndërsa policia lokale është shmangur për shkak të dyshimeve për dekonspirim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit