-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘U soll si Kryeministër i vërtetë’/ Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, Rama i del në krah Kurtit!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje homologut të tij në Kosovë pas sulmeve që iu bënë me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Rama thotë se nuk mund të sulmohet Albin Kurti pas marrëveshjes që kreu i qeverisë e cilëson si të duhur dhe falë së cilës u shmang përshkallëzimi i situatës.

Sipas Ramës, Albin Kurti nuk mund të fajësohet sepse u soll si kryeministër.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, shkruan Rama në Twitter!

Kujtojmë se Kurti është përballur me një sërë akuzash pas arritjes së marrëveshjes për targat. Pasditen e së enjtes ai edhe u sulmua simbolikisht me qershi nga anëtarë të PSD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit