-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

430 kg kokainë! Koka dhe “ushtarët”! 10 të arrestuarit, shpëtoi specialisti kolumbian

Kryesoret

“5pyetjet.al” publikon emrat e 10 personave të arrestuar për sasinë prej 430 kg kokainë që bllokua mbrëmë në Fier. Porositësi është Zenel Çervanaku që kishte hapur kompaninë në janar të këtij viti.

Bashkëpunëtor është vëllai i tij Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës së Frakullit, aktualisht drejtor në OST. Djali i Viktorit, Denilson Çervanaku me të fejuarën Enxhi Ferhati.

Klajdi Kodra, që është një tjetër emër i njohur për policinë për atentate dhe plagosje. Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona janë arrestuar në tunelin e Rrugës së Arbrit. Specialisti kolumbian u arrestis.

Lista e të arrestuarve;
Viktor Çervanaku
Zenel Çervanaku
Denilson Çervanaku
Enxhi Ferhati
Nikolin Gjolena
Klajdi Kodra
Julian Malaj
Redion Meshi
Bledar Matoshi
Marildo Rona

Skema dhe itinerari i kokainës

430 kg kokainë u sekuestrua në Frakull të Fierit. Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se 10 persona janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim për sasinë që kushton 40 mln euro nëse do të dilte në treg. Por kush e solli dhe porositi?

SPAK deklaron se plehu, brenda së cilit ishte fshehur kokaina ishte porositur nga një firmë që ishte hapur në janar të këtij viti. Bëhet fjalë për kompaninë e Zenel Çervanaku që kishte hapur në 19 janar të këtij viti. Fusha e veprimtarisë?

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit ku është regjistruar ai shkruan se ka qëllim import, eksport, e tregtim me shumicë e pakicë të plehrave, frutave, qymyrit, etj”.

Katër muaj pasi hapi firmën u nis për në Kolumbi dhe bleu mallin, sipas SPAK plehu është blerë për 18 mijë euro. Më pas është nisur nga Kolumbia për në portin e Pireut në Greqi, të Tivarit në Mal të Zi me destinacion Fierin.

Në Mal të Zi është ngritur alarmi nga autoritetet që kanë njoftuar palën shqiptare nën koordinimin e DEA-s. Më pas pala shqiptare ka ndjekur të gjithë itinerarin e kokainës deri në Fier ku finalizua operacioni.

Emrat e të arrestuarve SPAK nuk i bëri të ditur duke ia lënë policisë, por theksoi se njëri nga financuesit është arrestuar. Në media ka dalë emri i Viktor Çervanakut, ish-kryetar komune i PS-së në Frakull.

E PLOTË! Firma u hap në Janar, 430 kg kokainë u nis në Maj nga Kolumbia! Financuesit dhe rruga deri në Fier

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit