Aktori i “Squid Game”, O Yeong-su akuzohet për ngacmim seksual.
Thuhet se aktori i njohur ka prekur në mënyrë të pahijshme një grua në vitin 2017. Kështu pretendon gruaja.
Gruaja ka paraqitur një ankesë në dhjetor të vitit 2021. Mirëpo, mësohet se çështja u mbyll asokohe.
Por tashmë çështja është rihapur.
Aktori i famshëm i “Squid Game” i ka mohuar akuzat, ku ka treguar se vetëm e ka kapur gruan përdore duke i treguar rrugën rreth një liqeni.
Squid Game u bë një serial mjaft i ndjekur në Netflix dhe thuhet se sezoni i dytë do të shohë rikthimin e Gi-hun dhe Front Man-it misterioz. Shënimi thotë gjithashtu “burri me kostum mund të jetë kthyer” dhe se do të njihemi gjithashtu me Cheol-su, të dashurin e Young-hee.
Është e paqartë se kur saktësisht sezoni i dytë do të bëjë debutimin e tij – ose nëse ka përfunduar ende. Hwang tha për median se mund të shihte sezonin e ardhshëm të Squid Game të dalë në fund të 2023 ose 2024 dhe do të shfaqë më shumë lojëra djallëzore. Pra, nëse shpresonit të shihnit se çfarë lloj telashe do të përballet Gi-hun, mund t’ju duhet të prisni një ose dy vjet.