Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se zyrtarë të lartë të PS-së janë të lidhur me laboratorin e kokainës që u zbulua në fshatin Frakull të Fierit. Kryetari i PD-së, përmendi shumë emra në deklaratën e tij për mediat si të përfshirë dhe i kërkoi drejtësisë që të reagojë.
“Pas Xibrakës ishte fabrika e “miellit” nr. 2. Ata kolumbianët ishin specialistë. Në Xibrakë Olsi Rama ishte familjar dhe një Genci Xhixha, që jeton në Kubë dhe që nuk kanë bërë asnjë kërkesë për ekstradimin e tij, që është djali i një militantje që punonte me Edi Ramën. Atë e nxori Olsi Rama nga Shqipëria.
Nga Xibraka, shkoi në Frakull. Ajo zonë aty është pika e mjaltit, e Edi Ramës në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasiononte të tij me drejtorin e OST-së, drejtorin e burimeve njerëzore që i kishte dorëzuar firmën partisë për fabrikë mielli të bardhë. Pastaj janë të tjerë, Gramozi, Spiropali, Rebani Jaupi që përmenden nga qytetari dixhital.
Çervenaku është një Zoto apo Mërtiri, sikur ishin këta për djegësat, Viktor Çervenaku është nëpunës në ndërmarrjen e qeverisë. Si ka mundësi që ku shkon Taulant Balla, ndërtohen fabrika mielli, t’i japë përgjigje drejtësia, por pyetja e qytetarit dixhital ishte e drejtë” tha ai. Në Fier u sekuestruan rreth 430 kg kokainë me vlerë 400 mln euro.








