-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË! Firma u hap në Janar, 430 kg kokainë u nis në Maj nga Kolumbia! Financuesit dhe rruga deri në Fier

Kryesoret

430 kg kokainë u sekuestrua në Frakull të Fierit. Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se 10 persona janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim për sasinë që kushton 40 mln euro nëse do të dilte në treg. Por kush e solli dhe porositi? SPAK deklaron se plehu, brenda së cilit ishte fshehur kokaina ishte porositur nga një firmë që ishte hapur në janar të këtij viti. Bëhet fjalë për kompaninë e Zenel Çervanaku që kishte hapur në 19 janar të këtij viti. Fusha e veprimtarisë?

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit ku është regjistruar ai shkruan se ka qëllim import, eksport, e tregtim me shumicë e pakicë të plehrave, frutave, qymyrit, etj”. Katër muaj pasi hapi firmën u nis për në Kolumbi dhe bleu mallin, sipas SPAK plehu është blerë për 18 mijë euro. Më pas është nisur nga Kolumbia për në portin e Pireut në Greqi, të Tivarit në Mal të Zi me destinacion Fierin.

Në Mal të Zi është ngritur alarmi nga autoritetet që kanë njoftuar palën shqiptare nën koordinimin e DEA-s. Më pas pala shqiptare ka ndjekur të gjithë itinerarin e kokainës deri në Fier ku finalizua operacioni. Emrat e të arrestuarve SPAK nuk i bëri të ditur duke ia lënë policisë, por theksoi se njëri nga financuesit është arrestuar. Në media ka dalë emri i Viktor Çervanakut, ish-kryetar komune i PS-së në Frakull.

Ekstrakti/ Vëllai i zyrtarit të PS-së 400 kg kokainë mes luleve, frutave, plehut dhe qymyrit

Të arrestuarit në këtë operacion janë:
1- Viktor Çervanaku: ish-kryetari i njësisë administrative Frakull
2- Zenel Çervanaku: Vëllai i Viktorit
3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit
4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit
5- Nikolin Gjolena
6- Klajdi Vrioni (Kodra)
7- Julian Malaj
8- Redion Meshi
9- Bledar Matoshi
10- Marildo Rona

Deklarata e plotë

Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e materialit referues të dërguar më datë 29.07.2022, nga Departamentit i Policisë Kriminale pranë Policisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal Nr.141 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal” të parashikuar nga nenet 283/a dhe 333/a të Kodit Penal.

Ky procedim është hetuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me autoritetet malazeze, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, referuar informacioneve që disponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik” artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria.

Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022,  kishte regjistruar një biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe “Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë.

Më konkretisht sasia me “pleh-organik”, në muajin maj 2022 pasi ngarkohet në kontejner, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi, dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022, e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.

Pasi është zhdoganuar ngarkesa me “pleh-organik”, nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier.

Për interesa të këtij procedimi penal rezulton se Prokuroria e Posaçme, krahas veprimeve hetimore, ka pranuar kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimit simuluese atë të “dorëzimit të kontrolluar”, me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e grupit të personave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.

Me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të “ngarkesës” brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për rruajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me “pleh-organik”, dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi, janë autorizuar nga Gjykata e Posaçme gjitha veprimet mbi aplikimin e mjeteve të kërkimit të provës.

Gjithashtu, nga ana e gjykatës janë pranuar kërkesat për caktimin e masave të sigurimit për 11 persona nën hetim dhe kontrollin e 14 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Lushnje, Fier).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri në këto momente 10 masa sigurimi personal, si dhe janë kryer të gjitha kontrollet sipas vendimeve respektive të gjykatës.

Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon:

  • 15,910 Euro;
  • 3 armë zjarri automatik kallashnikov;
  • 3 armë zjarri të llojit pistoletë;
  • 108 copë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm;
  • 18 aparate telefonash celularë
  • 5 automjete
  • 2 laptop
  • 2 armë gjahu
  • 20 paleta me rreth 24 TON “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit