-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët rrezikojnë jetën, Franca përplaset me Italinë, ministrat bëjnë gati planin

Kryesoret

Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim urgjent të premten në përpjekje të lehtësojnë tensionet mbi migrimin e paligjshëm, pasi fati i emigrantëve që hyjnë në Evropë përmes Mesdheut nxiti debat të ashpër mes Parisit dhe Romës.

Çështja se kush duhet të marrë përgjegjësinë për ata që arrijnë në bllokun e pasur evropian me varka të vogla për t’i shpëtuar varfërisë ose luftës ka pllakosur prej kohësh marrëdhëniet brenda bllokut.

Kjo çështje u ringjall gjatë nëntorit pas përplasjes së Parisit dhe Romës pasi Franca pranoi në brigjet e saj anijen “Ocean Viking” që kishte shpëtuar 234 emigrantë mbi Mesdhe, anije që Italia e kishte kthyer mbrapsht.

“Ne nuk mund dhe nuk duhet të trajtojmë krizat një nga një, nga njëra anije tek tjetra, incident pas incidenti. Ne kemi nevojë për një kornizë të vetme të mbështetur në ligjin e BE-së”, tha komisioneri evropian Margaritis Schinas pas mbërritjes në takim, duke u kërkuar vendeve anëtare të miratojnë legjislacion të ri për migracionin që funksionon në tërë bllokun evropian.

Përpara bisedimeve, Komisioni Ekzekutiv i BE-së përcaktoi një plan veprimi prej 20 pikash, i projektuar për të trajtuar migrimin në rritje në Mesdheun qendror.

Një nga pikat e planit ishte forcimi i bashkëpunimit me vendet e treta, duke përfshirë hapat për të parandaluar largimet nga Afrika e Veriut.

Plani synon gjithashtu një koordinim më të madh të BE-së për kërkimin dhe shpëtimin, duke përfshirë koordinimin mes shteteve bregdetare dhe vendeve të origjinës së anijeve që shpëtojnë migrantët.

Mbi 90,000 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur gjatë këtij viti në bllokun prej 27 vendesh evropiane përmes rrugës qendrore të Mesdheut. Një nga rrugët e shfrytëzuara ishte ajo nga Afrika e Veriut në Itali ose Maltë, e cila shënoi rritje prej 50% nga viti 2021./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit