“5pyetjet.al” publikon foton e shtëpisë në Frakull të Madhe në Fier që ishte kthyer në laborator kokaine.
Fshati mbrëmë u “pushtua” nga kamionët dhe policët që zbarkuan dhe morën thasë me pleh kimik ku ishte fshehur kokaina. Shtëpia është e rrethuar me mure të mëdha për të pamundësuar shikimin brenda saj.
Banesa ishte në pronësi të Viktor Çervanakut, ish-kryetari socialist i komunës Frakull. Të arrestuar janë i zoti i shtëpisë me djalin Demilson Cervenaku dhe Enxhi Ferhatin e fejuara e Demilsonit.
Në kërkim janë dy kolumbianë, njëri prej tyre është Zaimir Rodriguez. Ngarkesa është porositur nga kompania ne emër të Zenel Cervenakut, sipas mediave malazeze.