-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO+Emri/U kap me drogë me vlerë 100 mijë paund, i riu shqiptar: Nuk e dija çfarë kisha në makinë

Kryesoret

Shqiptari Robert Sulollaraj, 24 vjeç, është dënuar me tre vite burg në Skoci, pasi ju gjet kanabis me vlerë prej afro 100 mijë paund në makinë.

Por ai nuk i ka pranuar akuzat duke thënë se nuk kishte dijeni për kanabisin në makinën e tij.

Ai këmbënguli se kishte udhëtuar në Skoci me kushëririn e tij 25-vjeçar për të blerë një makinë të re dhe nuk kishte vënë re asnjë erë në automjet, por shfajësimi i tij nuk i bindi.

“Kur u kontrollua makina, dëgjova oficerin e policisë duke thënë ‘bingo’. Nuk e besova sepse nuk dija për drogën. Kisha tymosur kanabis, por nuk e dija se kishte kanabis në makinë dhe nuk ndjeja erë asgjë përpara se policia të më thoshte se ishte aty”, ka thënë ai.

Sipas mediave të huaja, 24 vjeçari po udhëtonte nga Newcastle i Anglisë drejt Glasgow të Skocisë kur policia ndaloi makinën në M74 pasi u pa duke drejtuar makinën në mënyrë të çrregullt.

Por kur oficerët iu afruan Volkswagen Golf-it ata u ‘mbytën’ nga era e kanabisit. Pas kontrollit në makinë u gjetën 9.7 kg drogë të klasës B, e cila sipas ekspertëve do të vlente 97,000 £. Në posedim të shtetasit shqiptar Sulollaraj iu gjetën gjithashtu dy celularë dhe një leje drejtimi false. Një iPhone u analizua nga oficerët të cilët zbuluan një varg mesazhesh me tekst, foto dhe video që e lidhin atë me tregtinë e drogës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit