-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hap pas hapi dhe kokaina mes plehut! Si i përgjoi DEA dhe i ndoqi trafikantët deri në Fier

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga sasia e kokainës që u zbulua mbrëmjen e djeshme në Frakull të Madhe të Fierit.

Kokaina nga Kolumbia dhe nga porti i Tivarit ishte fshehur mes plehut kimik u dërgua në Fier, rreth 200 thasë, që u sekuestruan.

Mbi 10 persona janë arrestuar dhe shoqëruar si edhe janë sekuestruar përpos kokainës mes plehut edhe disa armë si pistoleta e kallashnikovë.

Nga oborri i shtëpisë së ish-kryekomunarit Çervanaku janë ngarkuar tre kamion të policisë.

Thasët u gjetën në oborrin e banesës së Viktor Çervenakut, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe.

Përgjimet nga DEA dhe partnerët bashkë me palën shqiptare kanë nisur që në fillim të gushtit dhe më pas është arritur të zbulohet se lënda narkotike ka mbërritur në oborrin e shtëpisë së ish-kryekomunarit.

Ekspertiza e lëndës narkotike pritet të kryhet në Tiranë nga ku do të dalë edhe sasia e plotë e saj, për shkak se ishte së bashku me plehun kimik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit