Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se aksioni i djeshëm në të cilin janë konfiskuar 430 kilogramë kokainë është konfiskuar në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi.
“Në korrik ka njoftuar kryeministrin, prokurorinë dhe policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme. Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar, për prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë sepse duhet të kishte shkuar kështu”, u tha ai gazetarëve të mediave vendase.
Ai ka shtuar se nuk janë të sigurt ende se e kujt është ngarkesa dhe dinë vetëm disa të dhëna operacionale nga Shqipëria, por ka theksuar se autoritet e të dyja vendeve po hetojnë.
Sipas tij, Mali i Zi “ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash”.