-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet “piloti” që i mori jetën shokut në garën me makina në Shijak

Kryesoret

Ditën e sotme Gjykata e Durrësit liroi nga qelia me akuzën e vrasjes nga pakujdesia në kartodromin e Shijakut, 40-vjeçarin Florian A. me kërkesë të prokurorisë së Durrësit.

Gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore”.

Ndaj Florian A. është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia. 39-vjeçari Armand M. humbi jetën gjatë garës me makina sportive në kartodromin që ndodhet në aksin rrugor Plepa-Tiranë, rruga e Ndroqit, më 20 nëntor të këtij viti.

Gjatë një gare me makina sportive elektrike ai u godit fort nga garuesi tjetër. Përplasja ka qenë tejet e fortë dhe e ka nxjerrë jashtë piste viktimën.

Mjeti i tij është përplasur edhe me barrierat mbrojtëse. Përplasja ka qenë fatale për 39-vjeçarin edhe pse ka qenë me rrip sigurimi dhe skafandër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit