Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap me kanabis sativa në automjet.
I riu, banues në Kamerras, Krujë, u ndalua nga policia kur po qarkullonte me automjet dhe iu gjetën 3 kg lëndë narkotike e bërë gati për shitje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 23 vjeç, banues në Kamerras, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia.









