Ministria ruse e Drejtësisë ka shtuar Meta, kompaninë mëmë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp, në regjistrin e saj të organizatave “ekstremiste”.
Lista tani përfshin mbi 100 kompani dhe organizata, duke përfshirë “kompaninë mbajtëse shumëkombëshe amerikane Meta Platforms Inc, e cila ka në varësi të saj Facebook, Instagram dhe Whatsapp.
Rregullatori rus i komunikimit Roskomnadzor bllokoi aksesin në Facebook dhe Instagram në mars pasi Gjykata e Qarkut Tverskoy në Moskë e shpalli Metën fajtor për “veprimtari ekstremiste”. Vendimi i gjykatës nuk përfshinte mesazherin WhatsApp të Metës.