Në 6 dhjetor, gjatë samiti të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri grek Kirjakos Mitsotakis do të vizitojë dhe minoritetin grek në Shqipëri.
Ai do të shkojë në Finiq, Dropull dhe Himarë. Duket se Mitsotakis ka pranuar ftesën e kryeministrit Ramës, i cili i dërgoi video nga Dropulli me minoritetin grek.
Mitsotakis do të ketë konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Një nga çështjet më të nxehta është diskutimi për delimitimin e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështje e cila ka mbetur pezull.