Policia e Lezhës ka arrestuar Indrit Pukën 20 vjeç , Armando Gegën 19 vjeç, Klesian Tonin 20 vjeç, pasi shpërndanin kokainë.
Gjithashtu në njoftimin e policisë Puka dhe Gega se pas hetimeve të kryera rezultoi se dy nga të arrestuarit kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
Të rinjtë e mbanin lëndën narkotike në banesën e një 16-vjeçari, ku shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe si rezultat, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.