Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Hamburg të Gjermanisë, pasi gjatë një kontrolli rutinë, atij iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia gjermane në makinën e shqiptarit, i cili lëvizte edhe pa patentë, u gjet një çantë sportive, brenda të cilës kishte dhe rreth 6 kilogramë lëndë narkotike e llojit, marijuanë.
Po ashtu në shqiptarit iu sekuestrua edhe një thikë. Sipas mediave të huaja, tashmë ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hamburg. Aksioni i policisë u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ndërsa shqiptari akuzohet për trafik droge.