-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adoleshenti i armatosur me kamuflazh ushtarak hap zjarr në dy shkolla të Brazilit, 3 viktima e 8 të plagosur!

Kryesoret

Tre persona u vranë dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën të premten kur një person i armatosur hapi zjarr në dy shkolla në shtetin brazilian të Espirito Santo, shkruan Reuters.

Zyrtarët thanë se një adoleshent i paidentifikuar me veshje ushtarake kishte hapur zjarr në dy shkolla, një private dhe një publike, dhe ende nuk është vënë në prangat e policisë.

Policia lokale tha se fillimisht dyshoi se sulmuesi ishte një prej nxënësve në një nga shkollat ​​e sulmuara, por kreu i sigurisë publike të Espirito Santo, u tha gazetarëve se një informacion i tillë ende nuk ishte konfirmuar.

Zyra e Sigurisë Publike tha në një deklaratë se policia dhe punonjësit e shpëtimit po kujdeseshin për të plagosurit ndërsa po vazhdonin kërkimin për të qëlluarin.

Një person i plagosur u dërgua me helikopter në Serra, një qytet më i madh që ndodhet rreth 60 km në jug të Aracruz të Brazilit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit