Policia italiane ka arrestuar dy të rinjë shqipatar të cilët akuzohen për përdhunim e një të miture në Itali.
Sipas mediave vendase dy shqiptarët të moshës 22 dhe 32 vjeç ishin në një klub nate të njohur në Vladesa nën efektin e drogës dhe alkoolit, duke përfituar nga gjendja e dehur e vajzës dhe dyshohet se e kanë përdhunuar brenda një makine, parkuar jo shumë larg hyrjes së klubit.
Viktima është lënë pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike. Më pas ka denoncuar dy përdhunuesit në komisariatin e Poggibonsit, të cilët identifikuan dhe kapën të rinjtë.
Pas arrestimit, dy shqiptarët u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena.
Gjatë kontrolleve në shtëpitë e të rinjve qeni i policisë ‘Eviva’ gjatë operacioneve ka gjetur edhe sasi të vogla droge në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve